Ministri i jashtëm turk ka shpjeguar pozicionin e vendit të tij sa i përket qeverisë siriane dhe Njësitit Mbrojtës të Popullit Kurd, pas disfatës së fundit të Daesh-it, raporton Sputnik.
Mevlut Cavusoglu ka sqaruar që vend do të koordinojë një operacion kundër kurdëve të Sirisë me Rusinë nëse është nevoja, transmeton portali arbresh.info
Ministri ka shpjeguar që Turqia nuk e kundërshton pjesëmarrjen e kurdëve në marrëveshjen e paqes siriane, duke shtuar që shteti i tij i ka dorëzuar Rusisë një listë të forcave kurde me të cilat është i gatshëm të punojë.
Moska ende nuk ka komentuar mbi pretendimet dhe ka theksuar në mënyrë të përsëritur rolin e rëndësishëm të kurdëve në luftën kundër Daesh dhe bëri thirrje për përfshirjen e tyre në bisedimet mbi zgjidhjen politike të vendit./Arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...