Një video e një nxënësi që ka rënë pre e bullizmit është bërë virale dhe brenda pak orësh ka marrë mbi 18 milionë klikime.
Mamaja e Keaton Jones,nga Knoxville, Tennessee, ka postuar një video të djalit të saj duke qarë, ndërsa ai i tregonte asaj se nxënësit e tjerë ishin treguar të dhunshëm dhe i kishin hedhur ushqime dhe qumësht mbi kokë gjatë drekës. Pa mëshirë ata e ngacmonin atë duke i thënë se ishte i shëmtuar dhe nuk ka shokë.
Në videon e publikuar, Keaton përpiqet të flasë teksa qan dhe ulëret në ulësen e pasagjerit të makinës së mamasë.
Ai thotë: “Vetëm për kuriozitet, përse ata ushtrojnë presion? Cili është qëllimi? Pse gëzohen duke u marrë me njerëz të pafajshëm dhe gjejnë mënyra për t’ju bërë keq?
“Kjo nuk është gjë e mirë.”
Por nuk është vetëm ai në vështirësi , Keaton i tregon nënës së tij që ka edhe fëmijë të tjerë që përjetojnë situata të ngjashme.
Ai shpjegon: “Nuk më pëlqen që ata ta bëjnë këtë me mua dhe sigurisht nuk më pëlqen që ta bëjnë as tek njerëzit e tjerë, sepse nuk është gjë e mirë.Njerëzit që janë ndryshe, nuk duhet të kritikohen për këtë. Nuk është faji i tyre”.
Kimberly,mamaja e djalit e ka postuar videon në internet dhe ka fituar miliona klikime,duke arritur të fitojë mbështetje dhe miqësi edhe nga persona të famshëm.
Së bashku me videon, mamaja e tre fëmijëve shpjegoi se Keaton kishte kërkuar që ta postonte videon në internet.
Ajo shkroi: ” Keaton kërkoi ta bënte këtë pasi ai kishte frikë mos kjo i ndodhte përsëri dhe kishte frikë të shkonte për drekë në shkollë”.
“Fëmijët e mi nuk janë të përsosur, Keaton është si të gjithë fëmijët e tjerë me mangësitë e veta ,por ai mëson dhe sillet mirë në shkollë” ka shtuar më tej mamaja e djalit./oranews/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...