Këngëtarja Adelina Ismaili tash e sa vite është larguar nga Kosova.
Ardhja e saj para disa jave kishte bërë bujë në mediet rozë, kjo ngase këngëtarja dha një deklaratë me të cilën befasoi të gjithë, shkruan lajmi.net.
Adelina kishte deklaruar se shumë shpejt do të rikthehet në skenë, por jo si këngëtare duke bërë me dije se po vjen si aktore.
Ajo nuk kishte dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, megjithatë bëri të ditur se diçka e re po vjen nga ajo.
Në një postim në rrjete sociale të bërë nga skenaristi i ‘O sa mirë’, Ard Islami shihet emri i Adelinës në mesin e protagonistëve të tjerë.
“Tani e tutje, Adelina Ismajli???” shkruhet në ripostimin e atij statusi në llogarinë e “O sa mirë” në Instagram, megjithatë se sa është e vërtetë kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...