Nora Istrefi shquhet si njëra ndër këngëtaret më tërheqëse të estradës.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes të cilave fansat njoftohen për më të rejat e saj.
Përveç muzikës, jeta private e këngëtares është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi se këngëtarja është shtatzënë, me ç’rast gazetarët janë fokusuar vetëm tek një foto që ka shpërndarë ajo në “InstaStory”.
Nora, në një prononcim për Gazetën Express, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shtatzënisë së saj.
“Jo, nuk jam shtatzënë. Nuk ka kurgjë të vërtetë, pa merak”, u shpreh Istrefi duke qeshur.
E ndërkaq sa i përket muzikës, atë nuk do ta shohim me ndonjë projekt të ri deri mbas Vitit të Ri.
“Kam pas plan me plasu diçka, mirëpo projekti është shty, do të del mbas Vitit të Ri. Nuk e di akoma a do të jetë bashkëpunim apo vetëm, por e di që do të jetë ritmike”, shtoi ndër të tjera Nora për Express.
Rikujtojmë, se kënga e saj e fundit është “Gabime”, të cilën e solli me Gjikon./GazetaExpress/

Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...