Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, nuk e sheh shumë serioze fyerjen që deputetja Aida Dërguti ia ka bërë ish-liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti. Ai ka thënë se debatet nuk e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka pohuar se debatet e relaksojnë këtë lëvizje dhe e bëjnë më të fortë. Ai ka thënë se nuk sheh diçka serioze që përmes këtij debati të ketë përçarje të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj lëvizje, Ali Lajçi, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit duhet të rrëzohet në Kuvend dhe të fillojë rinegocimi për marrëveshjen e re me Malin e Zi.
“Me rrëzimin e këtij versioni të demarkacionit në Kuvend, më as faktori ndërkombëtar nuk do ta përkrahë këtë variant”, ka thënë Lajçi./Epoka e Re/
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...