Rusia ka filluar aksionin e ndihmave për fëmijët serbë të fshatrave serbe të Kosovës në jug nëpërmes Kishës së Graçanicës.
Përfaqësuesit serbë të fshatrave ndihmën ua atribuojnë “lidhjeve të thella”, që serbët e Kosovës kanë tradicionalisht me Rusinë, ndërsa shqiptarët vlerësojnë se Rusia në këtë mënyrë po futet gjithnjë e më thellë në brendi të Kosovës me qëllime të caktuara, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Disa organizata humanitare të Rusisë, të cilat veprojnë në veri të Kosovës e për të cilat vlerësohet se nuk merren vetëm me ndihma humanitare, kanë shtrirë aktivitetin e vet edhe në jug të vendit.
Rusët kanë “mbërritur” edhe në Vushtrri, në dy fshatrat me shumicë serbe, Gojbulë e Sllatinë, të cilat me Gracën e Prelluzhën e përbëjnë komunën serbe të Vushtrrisë (Vuçitërnë), e cila qeveriset nga i ashtuquajturi Organ i Përkohshëm i Vushtrrisë, një komunë paralele e instaluar nga Qeveria e Serbisë.
Ndihmat e mbledhura në Rusi, siç thuhet në një njoftim të Kishës së Graçanicës, i shpërndanë në të gjitha mjediset me shumicë serbe në jug të vendit igumenia e Kishës së Graçanicës, dr. Irina Petroviq, shkruan tutje “Zëri”.
Para se përfaqësuesit e Kishës së Graçanicës t’i vizitonin banorët serbë të Gojbulës e të Sllatinës së Vushtrrisë, një gjë të tillë e kanë bërë në Gorazhdevc të Pejës.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave ndihmat me para të gatshme të ardhura nga Rusia ua atribuojnë, siç kanë thënë, “lidhjeve të thella që kanë serbët e Kosovës me shtetin vëlla të Rusisë, i cili përkujdeset edhe për mirëqenien e banorëve serbë të Kosovës”./Zëri/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot