‘Çohu për të drejtat e njeriut’ ishte motoja e një numri të madh njerëzish që marshuan sot në sheshin e kryeqytetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Të Drejtat e Njeriut.
Me këtë rast, Përfaqësuesja e Organizatave Për Të Drejtat e Njeriut, Fleta Demolli, tha se me iniciativën e Avokatit të Popullit, Hilmi Jasharit dhe me një numër të madh të Organizatave Jo Qeveritare u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e cila po përmbyllet me një mesazh të madh ‘Çohu për të drejtat e njeriut’, shkruan arbresh.info
Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se sot është një ditë e veçantë për faktin se këtë deklaratë e kanë nënshkruar afër 40 Organizata joqeveritare gjë që nuk ka ndodhur më herët.
Ai tregoi se në këtë marsh nuk është paraparë përfshirja e deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe se kjo deklaratë neser do t’ju dërgohet institucioneve përkatëse ku do të kenë mundësinë të informohen më detajisht për të gjitha shqetësimet mbi të drejtave të njeriut./arbresh.info/
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran