Kombet e Ligës Arabe duhet t’i bëjnë presion SHBA-ve që të ndryshojë vendimin e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Libanit gjatë një tubimi në Kajro.
“Masat parandaluese duhet të merren kundër këtij vendimi, duke filluar me masat diplomatike, pastaj sanksionet politike, dhe më pas ato ekonomike”, tha Gebran Bassil në një takim të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në kryeqytetin e Egjiptit, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe janë mbledhur në një takim urgjent në Kajro, pas një kërkese nga Palestina dhe Jordani për të krijuar një përgjigjje të bashkuar kundër njohës së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë