Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka thënë se lufta e vendit të tij kundër grupit militant, Shteti Islamik tashmë ka ardhur tek një përfundim i suksesshëm.
Abadi ka thënë në Bagdad se i gjithë territori që dikur është kontrolluar nga IS tashmë është rikthyer dhe se kufiri me Sirinë është nën kontrollin e ushtrisë irakiane.
“Armiku ynë dëshironte të vriste civilët tanë, mirëpo ne kemi fituar përmes bashkimit dhe vendosshmërisë”, ka thënë Abadi duke iu referuar përpjekjeve trivjeçare për ta larguar IS-in nga vendi, shkruan REL.
“Të gjitha vendet irakiane janë liruar nga bandat terroriste dhe forcat tona kontrollojnë plotësisht kufirin ndërkombëtar Irak-Siri”, ka konfirmuar përmes një deklarate gjenerali Abdul-Amir Raheed Yar Allah.
Më 2014, grupi militant Shteti Islamik ka pushtuar një të tretën e shtetit. Në përgjigje të kësaj, qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një fushtatë kundër tyre./Rel
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër