Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) deklaroi se “ka pezulluar” negociatat me SHBA-të për arritjen e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, derisa ato të tërhiqen nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse një palestinez takohet me palën amerikane lidhur me procesin e paqes, do të thotë se ai e pranon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jerusalemin. Rrjedhimisht, nuk do të ketë negociata të paqes derisa SHBA-të të tërhiqen nga vendimi për Jerusalemin”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PLO-së Saib Urejkat në një deklaratë në median sociale.
“Me këtë vendim, SHBA-të i dhanë fund rolit të tyre në negociatat e paqes”, ka shtuar ai.
Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit.
Zhvendosja dramatike në politikën amerikane shkaktoi demonstrata në territoret e pushtuara palestineze si dhe në Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak dhe në disa vende të tjera muslimane./AA/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...