Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, transmeton arbresh.info.
Në Konferencën e Parë të Parisit, presidenti Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Presidenti Thaçi do të flas për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë.
Ai do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha reformat që përshpejtojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike.
Presidenti Thaçi në Paris pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës