“Ne e çuam në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacion, por ishte Ramush Haradinaj ai që e kalli kuvendin. Ai dhe opozita e bënë këtë gjë. Opozita e atëhershme ia futi flakën institucioneve, dogji policët me koktej molotovi, dhe ushtroi dhunë ekstreme”, ka thënë Avdullah Hoti.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Programi i Qeverisë Haradinaj nuk premton zhvillim dhe për më shumë është kontradiktor me premtimet zgjedhore të Ramush Haradinajt dhe partnerëve të koalicionit qeverisës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Ramush Haradinaj nuk është i sinqertë kur flet për çështjen e demarkacionit, pasi është vet ai që e ka bllokuar ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.
“Ne deshëm që të diskutojmë për Programin e Qeverisë Haradinaj, por edhe një herë tjetër debati devijoi. Ka plot tema të mëdha që diskutohet vazhdimisht, si demarkacioni. Ka disa vjet që diskutohet dhe nuk gjendet gjuhë e përbashkët për ta përmbyllur. Kjo shoqëri deri sot nuk ka arritur të zgjidhë raste të ndryshme, që për aq kohë sa nuk ndriçohen do ta sjellin debatin për to në Kuvendin e Kosovës”.
“Ideja për formimin e Byrosë së Hetimeve është e palogjikshme, sepse drejtësia duhet të mbetet e pavarur. Ne gjithmonë kemi qëndruar larg ndërhyrjes, në çfarëdo forme, bile edhe në deklarime publike”.
“Une e thashë në fjalën time në Kuvendin e Kosovës që gati asnjë nga premtimet e fushatës nuk janë përfshirë në program me të cilin synon të qeverisë mazhoranca. As atë për arsimin, as për pensionistët, as për minatorët”.
“Ne e çuam në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacion, por ishte Ramush Haradinaj ai që e kalli kuvendin. Ai dhe opozita e bënë këtë gjë. Opozita e atëhershme ia futi flakën institucioneve, dogji policët me koktej molotovi, dhe ushtroi dhunë ekstreme”, është shprehur Hoti.
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...