Nike ka lënë të kuptohet që Cristiano Ronaldo do ta barazojë Lionel Messin për nga numri i Topave të Artë të fituar (5).
Gjiganti i veshmbathjeve sportive ka publikuar një set të ri të atleteve CR7 para njoftimit të madh që do të bëhet nesër, transmeton portali arbresh.info.
Te një palë atlete madje shkruan “triumfi i pestë” nëse e përkthejmë nga gjuha portugeze.
Ato kanë ngjyrë të bardhë dhe ari, vitet në të cilat sulmuesi Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë – 2008, 2013, 2014, 2016 – si dhe vitin 2017 mbi gjithë numrat.
Gazeta franceze ‘France Football’ do ta emëroj fituesin e çmimit të lakmuar këtë vit.
32-vjeçari besohet se do ta pranoj çmimin mbi Kullën e Eifel./arbresh.info/


Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...