Rita Ora ka qenë të hënën pjesëmarrëse në ngjarjen e madhe të modës “Fashion Awards 2017” që është mbajtur në Londër.
Këngëtarja e lindur në Kosovë ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë natë me pamjen e saj shumë provokative e po ashtu me performancën në skenë, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë, ajo që i ka bërë më shumë mediat të flasin për 27 vjeçaren ishte fakti se ajo gjatë gjithë ngjarjes është parë shumë e afërt me bokserin e famshëm Conor McGregor.
Ata gjatë gjithë kohës kanë bërë selfie së bashku dhe kanë qeshur.
Fansat e kanë kritikuar Ritën për sjellje të këqija duke pasur parasysh se McGregor është i martuar dhe ka një vajzë me bashkëshorten e tij./arbresh.info/


“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit