Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka raporte shumë të mira pune.
O’Connell këtë deklaratë e bëri si përgjigje kur është pyetur sot nga ndjekësit e tij në Facebook në lidhje me marrëdhëniet e tij me Thaçin, shkruan arbresh.info.
“Kam marrëdhënie shume te mira pune me Presidentin, ashtu siç kam me shume liderë tjerë kosovare”, ka thënë O’Connell.
Hashim Thaçi gjatë organizimit të organizatave joqeveritare me temën “Perceptimi i Gjykatës Speciale”, duke folur për Gjykatën pati adresuar kritika të shumta për ndërkombëtarët
Mirëpo, gjatë fjalimit të Presidentit ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, kishte lëshuar sallën.
Ky veprim kishte bërë që mediat të shkruanin për një prishje të raporteve mes presidentit Thaçi e ambasadorit britanik O’Connell./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...