Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ka nisur vizitën dyditore në Bruksel me takim në selinë qendrore të NATOsë dhe pjesëmarrje në takimin “Miqtë e Evropës”.
Në NATO, Grubi është takuar me z. Knut Kirsten, përgjegjës i sekcionit politik të NATO për Maqedoninë, si dhe me përfaqësuesit politik në NATO të SHBA, Britanisë së Madhe, Hungarisë, Romanisë, Sllovenisë.
Grubi ka theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO dhe gatishmërinë e autoriteteve në Shkup për t’i adresuar reformat, çështjet me fqinjët, Greqinë dhe Bullgarinë, me seriozitet dhe urgjencë.
Krahas fqinjësisë së mirë, Grubi ka folur edhe për përkushtimin e Shkupit që ti adreson reformat për të garantuar sundim të ligjit dhe të drejtës në Maqedoni, barazinë gjuhësore dhe tema tjera me interes për bashkëbiseduesit.
Grubi sot në Bruksel pati rastin të shkëmben opinione shkurt edhe me z. Hoyt Yee, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan.
Deputeti Grubi gjithashtu sot ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Ballkani Perëndimor në udhëkryq: Sfida të reja, dinamikë e ndryshuar”që mbahet në Bruksel, me ftesë të “Miqtë e Evropës” dhe të Samitit Evropian për Politikë Evropiane, ku të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqiperisë zEdi Rama, Drejtori i Politikës Fqinjësore Evropiane dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Daniellson, Michele Giacomelli, i dërguar i posaçëm i MPJ Italiane për Ballkan, zonja Tanja Fajon dhe shumë të tjerë.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...