Arsenali është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Realit, Dani Ceballos.
Mesfushori spanjoll është transferuar në Bernabeu, gjatë kësaj vere nga Real Betis.
Por, 21 vjeçari ka dështuar të bëjë vend në formacionin e Zinedine Zidane.
Është raportuar se ai është i pakënaqur me situatën e tij në skuadër, dhe tashmë është duke kërkuar largimin.
Sipas gazetave spanjolle, Arsenali dhe Tottenham, janë duke shfaqur interesimin e tyre për shërbimet e mesfushorit, raporton Daily Star, transmeton arbresh.info.
Ceballos po ashtu është duke u kërkuar edhe AC Milan, por shumë lehtë ai mund të rikthehet në Betis, në formë të huazimit.
Ai ka startuar në vetëm dy ndeshje në La Liga por ka shënuar dy gola në fitoren e Realit ndaj Alvaes. /arbresh.info/
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së