Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve të Kosovës. Në këtë takim është biseduar për vendimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës për miellin nga Serbia si dhe për shqetësimet tjera të kësaj shoqate.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve tjera të cilat kanë për qëllim stimulimin e prodhuesve vendor.
“Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t’iu ndihmojmë aq sa është e mundur. Janë një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor. Ju inkurajoj të vazhdoni të punoni dhe ne do të kemi vesh të dëgjojmë shqetësimet tuaja”, ka thënë Limaj, thuhet në njoftim.
Ai ka kërkuar nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës që të përmirësojnë kualitetin dhe të mos e rrisin çmimin e grurit.
Kurse, Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës se Mullisëve ka thënë se vendimi për vendosjen e masës për miellin nga Serbia i ka ndihmuar shumë atyre.
“Masa që keni marrë na ka dhënë shtytje të madhe. Kjo masë në plane afatgjate do të japë rezultatet e saj. Konkurrenca e brendshme pas këtij vendimi është rritë pa e rritur çmimin. Ne kemi qenë në një krizë të madhe, pas marrjes se këtij vendimi tani jemi në një gjendje shumë më të mirë”, theksoi ai.
Përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve kanë paraqitur edhe disa shqetësime të tyre siç janë: TVSH-ja e dyfishtë në prodhim, çështja e banderolave dhe 3 përqindëshi i tatimit në burim.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...