Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), Serge Brammertz, i kërkoi krerëve kroatë të pranojnë të kaluarën dhe të punojnë për bashkim, pas vetëvrasjes së kroatit Slobodan Praljak i dënuar për krime lufte.
“Është një fatkeqësi që Praljak zgjodhi t’i japë fund ditëve të tij”, deklaroi sot Serge Brammertz.
“Por ju duhet të kuptoni se mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe për të mbijetuarit e krimeve për të cilat ai u dënua”, shtoi prokurori.
Të mërkurën, Slobodan Praljak bëri vetëvrasje duke gëlltitur përmbajtjen e një shisheje të vogël në një sallë audience të TPIY-së, përcjell Atsh.
Ai sapo morri konfirmimin e dënimit të tij me 20 vite burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje (1992-1995)./atsh/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër