Real Madrid këtë sezon nuk po shkëlqen sikur sezonin e kaluar kur fitoi titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Madrilenët janë tetë pikë pas Barcelonës në renditjen tabelore të ligës elitare spanjolle.
Në fakt, mbrëmë kampioni aktual ka mundur të zvogëloj diferencën por luajti pa gola kundër Athletic Bilbaos.
Kjo ka bërë që të shtohet presioni te trajneri Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, por në përkrahje të tyre ka dal presidenti Florentino Perez, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit ka pohuar se Los Blancos ka një ekip ëndrrash dhe se në krye të skuadrës super trajner dhe një lojtar në fushë që ka fituar gjithçka.
“Ne kemi një ekip ëndrrash, me një trajner të mrekullueshëm. Ai është një nga simbolet dhe ikonat tona të mëdha. Zidane është udhëheqësi më i mirë për këtë ekip. Ronaldo është një nga simbolet tona të mëdha. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Realit. Ai fitoi titullin “The Best” dhe këtë javë do të fitojë Topin e Artë për herë të pestë”, tha Perez.
Ndryshe, Ronaldo këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pasur po aq asistime në La Liga. /Telegrafi
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...