Mesut Ozil përqafohet me të gjithë stafin e Jose Mourinhos, pas humbjes së Arsenalit

Soccer Football - Premier League - Arsenal vs Manchester United - Emirates Stadium, London, Britain - December 2, 2017 Arsenal's Mesut Ozil reacts Action Images via Reuters/Andrew Couldridge EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

22:17 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Arsenali nuk arriti të fitojë derbin e xhiros së 15-të ndaj Man Utd, duke humbur me rezultat 1 me 3.

Skuadra e Arsene Wenger, ishte në disavantazh brenda 11 minutave të parë, pas golave të Antonio Valencias dhe Jesse Lignard.

Alexandre Lacazette shënoi për Arsenalin në pjesën e dytë duke i dhënë shpresa ekipit, por Lingard shënoi edhe njëherë për t’i siguruar tre pikët e radhës të Unitedit, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.

Para këtij takimi, janë shtuar zërat rreth një transferimi të Ozilit në Manchester United dhe trajneri Jose Mourinho, ishte pyetur në konferencën e shtypit para ndeshjes, se a është i interesuar për të nënshkruar me gjermanin, ai ishte përgjigjur “nuk kam koment”.

Por, pas përfundimit të takimt Ozil u përshëndetë me asistentët e Mourinhos, Rui Fara dhe Silvino Louro.

Faria dhe Louro, që të dy ishin pjesë e stafit të trajnerëve në Real Madrid dhe kanë punuar me Ozilin për tre vite. /arbresh.info/