Prokurorët e Turqisë kanë urdhëruar konfiskimin e aseteve të një tregtari arti që dëshmoi në një gjyq në Nju Jork kundër një bankieri turk të akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit.
Prokurori publik i Stambollit tha se pasuritë e Reza Zarrab dhe familjes së tij do të konfiskoheshin si pjesë e një hetimi, raporton agjencia e lajmeve Anadolu, transmeton portali arbresh.info
Qytetari turko-iranian akuzohet për “spiunazh” në dobi të nje shteti të huaj, ka deklaruar zyra e prokurorit.
Tregtari i arit ka deklaruar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan e dinte se si ai dhe i pandehuri Mehmet Hakan Atilla, zëvendësshef ekzekutiv i huadhënësit turk Halkbank, shmangen sanksionet.
Ankaraja e ka quajtur gjyqin “konspiracion” dhe sygjeroi se gjyqësori amerikan kërkon që të dëmtojë Turqinë politikisht dhe ekonomikisht.
Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se gjyqi ishte “i paligjshëm” dhe ishte “politik”./arbresh.info/
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...