Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë sërish në luftë për Topin e Artë dhe Zinedine Zidane nuk ka dyshim se kush do të jetë fituesi.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka dyshim që Cristiano Ronaldo do të barazojë rivalin në Barcelonë, Lionel Messin, duke fituar Topin e pestë të Artë javën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
“Ai [Ronaldo] është njeri, ashtu siç të gjithë ne por ai është shumë ndryshe nganjëherë. Ai nuk ka limite me të vërtetë”, ka thënë Zidane para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.
“Fakti që ai do ta fitoj Topin e pestë të Artë e shpjegon mirë këtë. Është thjeshtë e mrekullueshme. Ai e meriton këtë. Jam i sigurt që Cristiano do ta fitoj Topin e Artë për të pestën herë”
“Nuk më beson mua kjo. Ai dëshiron gjithnjë e më shumë. Ai ka ambicie për të fituar të gjashtin apo të shtatin. Mendoj se e meriton çmimin për sezonin që ka pasur”
Ronaldo e fitoi çmimin si “Lojtari më i Mirë” nga FIFA në Londër gjatë muajit tetor duke lënë pas Messin në pozitën e dytë dhe sulmuesin e PSG-së, Neymarin, në pozitën e tretë./arbresh.info/
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) November 22, 2017
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...