Meshkujt të cilëve u bien flokët apo u thinjen në një moshë të re janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës para se t’i mbushin 40 vjet.
Sipas studimit, edhe rënia e flokëve dhe thinja e parakohshme e flokëve shërbejnë si indikatorë të fortë të rrezikut për sëmundje të zemrës, transmeton Telegrafi.
Studimi ka krahasuar 790 meshkuj me sëmundje të artereve koronare nën moshën 40 vjet, dhe 1.270 meshkuj të shëndetshëm të moshës së njëjtë.
Pastaj studiuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kishin zbuluar se meshkujt e rinj me sëmundje të artereve koronare janë dukshëm më të prirë të kenë thinja të parakohshme apo t’u bien flokët sesa individëve të shëndetshëm.
Në fakt, rënia e flokëve te meshkujt ishte ndërlidhur me një rrezik 5.6 fish më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të artereve koronare, ndërsa thinja e parakohshme ishte ndërlidhur me rrezik 5.3 fish më të madh.
Veç këtyre, edhe obeziteti, diabeti, shtypja e lartë e gjakut, historia familjare, indeksi i masës trupore, etj., kishin qenë indikatorë të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...