Ish-kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Xhelal Sfeçla, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, është njëri nga zyrtarët publik më të pasur në vend, raporton Infokusi.com
Sfeçla në formularët e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar një shtëpi prej 300 metra katror, të cilën e ka vlerësuar 300 mijë euro.
Poashtu ai i ka edhe dy lokale afariste prej 700 metra katrorë, të cilat i ka vlerësuar 1.250 milionë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë euro, shkruan Infokusi.com
Të gjithë këtë pasuri të patundshme Sfeçla në formularë e ka shenuar si trashëgimi nga prindi.
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar edhe të hyra të majme familjarëve, pa e përfshirë pagën e tij. Sfeçla ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore rreth 23 mijë euro nga institucione shëndetësore dhe arsimore, përderisa prindi i tij merr pension bazik prej 900 euro.




SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...