Në lexim të parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, shkruan arbresh.info
Pro këtij Projektligji ishin 61 deputetë, kundër ishin 4 deputetë dhe 13 deputetë abstenuan.
E këtë vendim e ka pritur mirë Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi i cili ka thënë se që mbi një dekadë është pritur për aprovimin e këtij ligji.
“Më në fund ligji që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës pa dyshim është përparësi për të gjitha bashkësitë fetare dhe pas shumë përpjekjesh, mbi një dekadë, është aprovuar”, ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe futjen në projektligj të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, duke thënë se e mirëpresin aprovimin e tyre.
“Kam mbajtur një qëndrim që prania e tyre në vendon tonë dhe botën e shqiptareve ka qenë e kahershme dhe ne gjithmonë kemi qenë pro Bashkësisë se Tarikateve që të futën në mesin e atyre bashkësive, na vjen mirë dhe përgëzojmë që është aprovuar sepse mendoj se e meritojnë”, tha Don Shan Zefi.
Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj tha se votimi i këtij projektligji hap dyert për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO./arbresh.info/
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...