Paris Saint Germain ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen si nikoqir ndaj ES Troyes.
Gjigantit francez regjistroi fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e xhiros së 15-të të Ligës 1, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Unai Emery kishte mundësi të realizonte pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë kur fitoi një penallti. Megjithatë, sulmuesi Edinson Cavani, i cili paraprakisht pyeti Neymarin nëse mund ta ekzekutoj penalltinë, dështoi nga pika e bardhë.
Ish ylli i Barcelonës, Neymar dërgoi në epërsi parisienët në minutën e 73′ duke realizuar nga distanca një supergol për 1 me 0.
Cavani dyfishoi epërsinë në minutën e fundit të takimit me një gol të bukur pas asistimit nga Neymar.
Paris Saint Germain tani ka 41 pikë në krye të tabelës, 10 më shumë se Olympique de Marseille në pozitën e dytë./arbresh.info/
https://streamable.com/nglge
https://streamable.com/x6s2j
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...