Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka përjashtuar mundësinë që Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re të bëhet nënkryetar në kryeqytet, në mandatin e tij të ardhshëm katërvjeçar, pas fitores në zgjedhjet lokale 2017.
Ahmeti ka thënë se zgjedhja e tij në pozitën e nënkryetarit do të ishte legjitime, meqë Pacolli ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë.
“Pajtona me qenë Selim Pacolli nënkryetar. Do të ishte e drejtë dhe është legjitime, sepse ai ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë. Për mua është e pranueshme”, ka thënë Ahmeti në RTV Dukagjini.
“Ai ka pasur një program që ka prezantuar dhe ka marrë përkrahje të qytetarëve. Do të ishte legjitime. Me Ligjin për Prishtinën, ne do t’i kemi dy nënkryetarë”, është shprehur Ahmeti.
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...