Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në hapjen e “Javëve të Biznesit Kosovar 2017”, organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit me qëllim të përkrahjes së prodhimit vendor.
Ministri Beqaj me këtë rast ka deklaruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka për qëllim riorientimin ekonomik. Ai më tej ka theksuar përkushtimin e Ministrisë në përkrahje të inovacionit dhe sektorit privat, si në subvencione ashtu edhe në investime kapitale, duke siguruar se do të themelohen edhe Qendrat për Inovacion, shkruan arbresh.info.
“Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi mbi 95 % të buxhetit e ka për përkrahje të sektorit privat, qoftë në subvencione, qoftë në projekte kapitale. Do të bëjmë Qendra për Inovacion aty ku do të vlerësojmë se është pozitive”, tha ministri Beqaj.
“Javët e Biznesit Kosovar” sivjet po organizohet për herë të 15 nga Aleanca Kosovare e Biznesit, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, dhe do të zgjasë nga 28 nëntori 2017 deri më 17 shkurt 2018./arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...