Girgio Chiellini beson që ish bashkëlojtari i tij te Juventusi, Dani Alves do të largohet edhe nga Paris Saint Germain sepse ai gjithmonë ka nevojë për sfida të reja.
Braziliani u largua nga Barcelona në verën e vitit 2016 duke nënshkruar me “Zonjën e Vjetër” si një agjent i lirë, ku kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime brenda 33 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai ndërpreu kontratën e tij në mënyrë që t’i bashkohet PSG-së.
“I tillë është Dani”, ka thënë Chiellini për ‘Mediaset Premium’ këtë mbrëmje.
“Mendoj se ai do të largohet edhe nga PSG gjithashtu sepse ai ka gjithmonë nevojë për sfida të reja. Këtu kemi shumë respekt për të sepse ai na ka lënë kujtime të mira”
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...