Për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, do të bëjnë nderime dhe do të vendosin buqeta lulesh te Varrezat e Dëshmorëve, shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Pllaka përkujtimore për heronjtë, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe tek Teqeja në qytetin e Rahovecit, duke filluar nga ora 09:30.
Aktivitet do të organizohen sipas kësaj agjende:
11:00 – Varrezat e Dëshmorëve
11:15 – Shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici
11:30 – Pllaka Përkujtimore
11:45 – Busti i Heroit Mensur Zyberaj
11:50 – Te Teqeja
Lipjan
12:00
Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari dhe përurohet sheshi i Lipjanit. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)
Obiliq
13:00
Komuna e Obiliqit organizon aktivitete për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar. Manifestimi qendror mbahet në Shkollën “Ibrahim Rugova”. Fjalë rasti do të mbajë kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Dëshmorëve; si dhe do të ketë një program artistik. (ShFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq)
Aktivitetet të tjera:
12:00 – Homazhe për dëshmorët e rënë në luftën e UÇK-së para Pllakës Përkujtimore e Dëshmorëve në Obiliq
12:30 – Ceremonia e zbulimit të plakës përkujtimore e dëshmorëve të Familjes Rama gjatë Luftës së UÇK-së.
/arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...