Nëse ndjeheni keq çdo herë që shikoni në koleksionin tuaj të mrekullueshëm të këpucëve, ndërgjegja së shpejti do të jetë pak më e pastër.
Edhe pse ndoshta nuk ju ka nevojitur arësye për blerjen e edhe një palë këpucë të reja, ekspertët ju falin. Në fakt, sipas studimit të prodhuesit të madh amerikan dhe shitësit të këpucëve, të kompanisë Allen Edmonds, veshja e këpucëve të njejta çdo ditë nuk është mirë as për ju as për këpucët. Nëse i ndërroni çdo ditë, këpucët do të zgjasin më shumë, kurse është e rëndësishme edhe mënyra e ruajtjes së tyre.
Kur të njejtën palë këpucë i veshni çdo ditë, djersët nga këmbët mblidhen në këpucë dhe nuk arrinë të thahen, kështu që këpucët me kalimin e kohës ndryshojnë formën. Kjo posaçërisht vlenë për këpucët e lëkurës te të cilat djersa ndikon më së keqi, sepse i përdredhë dhe i bën të plasariten më lehtë, kurse të mos flasim për kutërbimin…
Një tjetër efekt anësor i djersës është se i bën këpucët që vishni përditë si tokë pjellorepër zhvillimin e bakterieve dhe kërpudhave, të cilat e çrregullojnë higjienën e këmbëve tuaja.
Për këtë herën tjetër kur ndjeheni fajtorë për blerjen e edhe një palë këpucëve, vetëm kujtoni këtë dhe faji zhduket menjëherë./Femra.net/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...