Kombëtarja italiane dështoi të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, duke munguar për herë të parë qysh nga viti 1958.
Federata e futbollit së Italisë janë në kërkim të një trajneri të ri dhe ishte spekuluar se Carlo Ancelotti do ta marrë postin e timionit të kombëtares italiane por ai ka refuzuar ofertën.
Trajneri i Zenit St Petersburgut, Roberto Mancini, ia ka hapur derën Federatës Italiane të Futbollit për postin e përzgjedhësit të Azzurrëve.
“Ëndrra më e madhe çdo trajneri është që të bëhet përzgjedhës i kombëtares së tij”.
“Do të ishte një nder i madh që ta drejtoje vendin tënd”, ishin fjalët e Mancinit.
Italia duhet fillimisht ta zgjedhë presidentin e ri të federatës, duke qenë se Carlo Tavecchio dha dorëheqje pas dështimit për t’u kualifikuar në ‘Rusia 2018’. /arbresh.info/
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...