Partia Demokratike ka dalë me një rezolutë, në një kohë që dhuna në familje dhe pasojat tragjike prej saj sa vijnë e shtohen.
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka bërë me dije se PD ka hartuar një rezolute kundër dhunës në familje. Ndërkohë që mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente është edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Janë ditët që duhet të shërbejnë për të ftuar çdo vajzë, çdo grua të ngrejë zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre!!
Këto, janë ditët kur ne nuk duhet të heshtim!!
Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion!!!
Varfëria e ulur këmbëkryq në gjysmën e popullsisë, papunësia e lartë, mungesa e aksesit në shërbime sociale, shëndetësore dhe arsim, mungesa e mundësive dhe shpresës, ka lënë si alternativa të vetme për gratë e vajzat shqiptare azilimin, trafikimin ose shfrytëzimin në landfillet e vdekjes…”, – shkruan ndër të tjera, Vokshi.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...