Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Një person ka bërë me dije se dy individë të armatosur kanë kërcënuar atë teksa po punonte në një pompë derivatesh.
Megjithatë, personi ka thënë në polici se nuk e ka hapur derën dhe më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, përcjellë Indeksonline.
“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 25.11.2017 – 04:26. Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i pompës së derivateve ka raportuar se, dy persona të dyshuar me maska nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë tentuar që ta grabisin, por viktima nuk u ka hap derën. Të dyshuarit kanë ik në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njesitet policore”, thuhet në raportin e policisë.
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...