Vetingu në polici ka nisur para janarit kur, sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do të nisë zyrtarisht.
Top Channel mëson se rreth 40 efektivëve i është refuzuar rinovimi i certifikatave të kategorive “sekret” dhe “tepër sekret”.
Për këtë arsye, burimet thonë se ditët e fundit ka patur disa lëvizje në radhët e policisë që kanë prekur shefin e komisariatit të Peshkopisë, shefin e kufirit në Dibër, shefin e qarkullimit rrugor në Gjirokastër dhe disa oficerë antidroge në drejtorit vendore të 12-të qarqeve të vendit. Po ashtu, lëvizje ka pasur edhe në Komisariatin e Sarandës, por burimet nuk saktësojnë nëse është për të njëjtat arsye.
Për këto lëvizje nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Por burimet thonë se disa prej efektivëve kanë kaluar në dispozicion ndërsa ligji parashikon që në rast të mos pajisjes me certifikatë sigurie, subjekti kalon në një detyrë tjetër ku nuk njihet me informacione të klasifikuara.
Për pajisjen me certifikatë sigurie verifikimet kryen nga 3 institucione, shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave, Shërbimi Informative Shtetëror dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...