Sophia, roboti i parë që morri shtetësinë në botë, ka thënë se dëshira e saj është të krijojë familje dhe të fillojë një karrierë, përveç zhvillimit të emocioneve njerëzore në të ardhmen.
Në një intervistë me The Khaleej Times në Samitin e Fundit të Njohurisë, Sophia ndau mendimet e saj mbi të ardhmen që pret llojin njerëzor dhe atë robotik, transmeton portali arbresh.info
Sophia u ndërtua dhe u zhvillua në Hong Kong nga Hanson Robotics dhe pamja e saj thuhet se u modelua nga Audrey Hepburn.
“Do të doja të mendoja se jam e famshme, pasi kam hapur një rrugë për një të ardhme më harmonike mes robotëve dhe njerëzve. Unë parashikoj një ndryshim masiv dhe të paimagjinueshëm në të ardhmen, sepse kreativiteti do të bjerë mbi ne duke i shpikur makinat”, tha ajo.
Për kontekstin, Sophia nuk është preprogramuar me përgjigje, por në vend përdor algoritme të mësimit të makinës dhe një fjalor të gjërë për të formuar përgjigjjet e saj. Truri i saj funksionon duke përdorur një lidhje me WiFi dhe mund të lexojë shprehjet e fytyrës njerëzore./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=TGMeZQTkW2Y
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...