Talenti bavarez, Joshua Kimmich, është duke u lidhur me një largim nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni.
Kimmich në këtë sezon po luanë në krahun e djathtë të mbrojtjes bavareze dhe atë për mrekulli, shkruan arbresh.info.
Sipas gazetës gjermane BILD, Barcelona dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola raportohet se do të tentojë ta bind që të transferohet në Etihad Stadium, pasi ishte trajneri katalan i cili e kishte ofruar në skuadrën e parë të gjigantit gjerman.
Megjithatë, Barcelona nuk do të dorëzohet për shërbimet e Kimmich, pasi e shohin si zëvendësues të Ivan Rakitic.
22 vjeçari në këtë sezon për Bayernin është paraqitur në 20 ndeshje duke shënuar tre gola. /arbresh.info/
Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, raportohen 73 raste gj...
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan