Vajza e madhe e ish presidentit amerikan Barack Obama – Malia Obama, ka pranuar mbështetje nga Vajzat e Para të Shtetit – Chelsea Clinton dhe Ivanka Trump, pasi është parë duke u puthur me të dashurin e saj dhe duke tymosur cigare në kolegjin Harward.
Derisa ishte duke marrë pjesë në një lojë futbolli në kolegjin e saj, vajza 19-vjeçare e Barack-ut është parë të sillet si një studente normale kolegji.
“Jeta private e Malia Obamas , si një vajzë e re, student kolegji, qytetare private, nuk do të duhej të ishte karremi juaj për të tërhequr klikime”, shkroi Chelsea Clinton në Twitter.
Ivanka po ashtu reagoi, duke ia kushtuar një status:
“Malia Obamas do të duhej t’i ofrohej e njëjta privatësi si moshatarëve të saj. Ajo është e re, e rritur dhe qytetare private, si dhe nuk duhet të jetë e kufizuar”.

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...