Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti gjatë një konference për media, pas ndërprerjes së seancës së sotme të Kuvendit foli për largimin e LDK-së nga salla e Kuvendit.
“Pas fjalimit të tij gjatë ditës së djeshme Kadri Veseli nuk ia dha fjalën askujt dhe e lëshoj edhe vet sallën. Ne qëndruam në sallë me vonë seanca u ndërpre. Pasdite kryetari thirri mbledhjen e kryesisë dhe caktoi seancën për sot që nuk ishte në përputhje me të gjitha grupet parlamentare. Ne sot në shenjë pakënaqësie e lëshuam sallën”, tha ai.
Ndërsa për arrestimin e deputeteve të VV-së, ai tha se nuk duhet të përsëriten ngjarje të tilla.
“Besoj që ngjarje dhe pamje të tilla nuk duhet te përsëriten por i ftojë të gjithë që të i binden ligjit”, tha ai.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK