Ekonomia e Britanisë mbeti e qëndrueshme prej shpenzimeve konsumatore, pavarësisht tkurrjes në financat e tyre, ndërsa investimet e bizneseve u ngadalësuan. Kompanitë po ngurojnë të shpenzojnë prej pasigurive të Brexit.
Në total, rritja ekonomike arriti në 0.4%, nga 0.3% që ishte në tremujorin e dytë, raporton Zyra Kombëtare e Statisitikave, duke konfirmuar të dhënat paraprake.
Detajimi i të dhënave tregoi se shpenzimet e ekonomive familjare mbështetën ekonominë përsëri, pavarësisht rënies së të ardhurave në dispozicion nga rritja e nivelit të çmimeve.
Me bazë vjetore, ekonomia u rrit me 1.5% për tremujorin e tretë, normë e pandryshuar nga tremujori i kaluar, por njëkohësisht niveli më i ulët në 5 vite.
Shpenzimet konsumatore u rritën me 0.6%, që është niveli më i lartë në 1 vit.
Zyra Kombëtare e Statistikave raportoi se ka patur rritje të shpenzimeve për transport, mbështetur nga rimëkëmbja e shitjes së makinave që ishte ngadalësuar në tremujorin e kaluar.
Investimet e bizneseve u rritën me vetëm 0.2%, që është norma më e ngadaltë deri më tani në 2017-ën.
Tregtia ka patur ndikim negativ në ekonomi, pavarësisht rënies së paundit që pritej të nxiste eksportet.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...