Operacionet e kërkimit-shpëtimit vazhduan edhe sot për tre marinarët që rezultojnë të zhdukur një ditë pasi një aeroplan transporti i marinës amerikane u rrëzua në pjesën perëndimore të oqeanin Paqësor.
Aeroplani u rrëzua 925 kilometra në juglindje të Okinavës, ndërsa transportonte pasagjerë dhe mallra nga një bazë amerikane në Japoni, tek aeroplanmbajtësja amerikane “Ronald Reagan”.
Sipas zyrtarëve rreth 40 minuta pas incidentit u arrit të shpëtohen tetë vetë. Ata u dërguan menjëherë tek aeroplanmbajtësja amerikane dhe u raportua se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Marina njoftoi se anije dhe avionë amerikane e japoneze po kryejnë kërkime në një rreze prej 320 miljesh detare.
Ende nuk janë dhënë shpjegime mbi shkaqet e incidentit, por sipas marinës ngjarja po hetohet.
Përplasja e së mërkurës llogaritet të jetë incidenti i pestë serioz i regjistruar këtë vit nga marina amerikane në ujërat aziatike.
Dy aksidente me pasoja fatale, ku u përfshinë anije, lanë pas 17 marinarë të vdekur dhe nxitën departamentin e Mbrojtjes të marrë vendim për të larguar nga detyra tetë oficerë të lartë të marinës, përfshirë edhe komandantin e flotës së 7-të.
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...