Antoine Grezimann e pranon se është i hapur për një kalim te Manchester United por se vetëm një e pengon këtë transferim.
Ylli francez i Atletico Madridit ka thënë se nuk i pëlqen moti në veri të Anglisë, transmeton arbresh.info.
Sulmuesi këtë e zbuluar në librin autobiografik të tij, ‘Mbrapa buzëqeshjes: Jeta e një princi të vogël”.
“Unë nuk e kam marrë atë vendim. Gjithëçka varet nga faktor të ndryshëm”.
“Manchester United është një mundësi”.
Jose Mourinho kishte dështuar ta transferojë sulmuesin veren e kaluar pasi Atletico Madrid u dënua nga FIFA, duke mos ia lejuar të transferojë lojtarë, kështu klubi spanjoll nuk do të kishte mundur ta zëvendësonte yllin e tyre.
Tashmë, Greizmann ka nënshkruar kontratë të re me klubin spanjoll deri në verë të vitit 2022.
Ai në librin e tij ka shkruar: ‘Nuk kam asgjë kundër Anglisë, përveq motit’.
Për shërbimet e francezit janë të interesuar edhe Barcelona dhe Paris Saint-Germain. /arbresh.info/
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet