Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tka takuar sot Shefin e Misionit të UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe inovacionit.
Më këtë rast, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF-it, në fushën e edukimit dhe inovacionit, duke shprehur angazhimin e tij maksimal në hapjen e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve të Kosovës.
“Bazuar në faktin se Kosova ka popullsi të re në moshë, mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit, janë shumë të mëdha”, ka thënë ministri Beqaj.
Ministri Beqaj dhe shefi i UNICEF-it Co, u pajtuan që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF Kosova të angazhohen për një plan veprimi për fuqizimin e rolit ekonomik dhe social të rinisë kosovare, për edukim më të mirë, ndërmarrësi efikase, zgjidhje digjitale të problemeve dhe nxitjen e inovacioneve. Ishte konstatim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve se në Kosovë ka nevojë të hapet një dritare e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve./arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...