Deri më tani, në Qeverinë e Ramush Haradinajt janë emëruar 59 zëvendësministra. Ky është numri më i lartë i zëvendësministrave që Kosova ka pasur ndonjëherë.
Kryeministri Haradinaj pyetet se ‘a është lodhur me zëvendësministra?”.
“Jam lodh prej se ja kam nis. Hale s’e kemi tejkalu numrin e Qeverisë së kaluar. Janë shumë, nuk e arsyetoj vetën. Jam tu u mundu me i shti me punu. Disa prej tyre po angazhohen ne tema”, u përgjigj Haradinaj në klankosova.
Sipas tij, duhet të bëhet ligji për Qeveri dhe aty të caktohet numri i ministrive dhe zëvendësministrave.
“Do ta bëjë ligjin për Qeverinë dhe aty do ta caktojmë edhe numrin e ministrive sepse ka mundësi me ridefinu, edhe numrin e zëvendësministrave. Në Kosovë do të duhej të ishin 18 ministra, edhe në raste të caktime me u leju më së shumti deri në dy zëvendësministra, jo më shumë. Mendoj që është mirë me pas përkrahje politike nga partitë që ta votojmë ligjin për Qeverinë dhe ta krijojmë një kornizë, e jo kështu të ketë kombinime mes partive. Duhet shtuar kontrollin ose vlerësim të performancës. Të gjithë që janë në administratë, mund të raportojnë në zyrën e kryeministrisë, nëse dikush po e lëshon punën”, tha tutje kryeministri./arbresh.info/
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare