Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore gjatë sezonit verorë ka caktuar Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apeloi tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë