Ekipit negociues të Beogradit do t’i dërgohet kërkesë që çështja e kanalit televiziv të pavarur në gjuhën serbe në Kosovë të gjendet në rendin e ditës në Bruksel.
Kjo kërkesë u bë në takimin e Graçanicës në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Zyrës për Kosovën dhe shumica e përfaqësuesve të serbëve në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, njofton B92.
Në këtë mbledhje, është kërkuar reformë në jurisprudencën mediale, me të cilën, sipas pjesëmarrësve, do të sigurohej realizimi i së drejtës kushtetuese që serbët të kenë kanal të vet të pavarur të TV-së.
Për këtë arsye ata kanë kërkuar ndryshimin Ligjit për RTK-në, ka kumtuar Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e cila është degë Unionit të gazetarëve të Serbisë (UGS).
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë