Një ditë më parë u mbajtën rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend. Obligimin e tyre qytetarë e kanë kryer edhe shumë artistë të njohur të estradës.
Një ndër ta është edhe reperi i njohur Gold AG i cili përveç se ka kryer obligimin e tij, ka shprehur haptas edhe kandidatin që ai mbështet, shkruan express, madje në mbrëmje reperi i njohur kishte festuar së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ku shihen duke kënduar së bashku këngën “Nëna Loke”.
Selimi madje shihet duke kënduar me çifteli.
https://www.instagram.com/p/BbsVkIjlP8Y/
Goldi më pas ka marrë edhe një dhuratë nga Selimi e që është flamuri i UÇK-së.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimeve që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.
“Dhuratë nga vëllau Rexhep Selimi, flamuri i UÇK-së. Do ta ruaj gjeneratë pas gjenerate”, kishte lënë mbishkrim Goldi.

Kujtojmë se “Medvgja”, është projekti i fundit i Goldit i publikuar pak javë më parë.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari