Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të thotë se është partia e parë në vend. Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se PDK prinë në shumicën e komunave ku po garon.
“Pra, siç është pritur, PDK-ja është partia që ka fituar numrin më të madh të komunave në zgjedhjet e sotme. U shpërblye vendimi i subjektit tonë për të garuar më kandidatët më të mirë dhe unifikues, që përfaqësojnë dhe përqafojnë unitetin qytetar, në të gjitha komunat”, ka thënë Abelard Tahiri në konferencën për media.
“Përveç rastit të aplikimit të ashtuquajturit ‘trenit bullgar’ në Mitrovicë nga ana e njerëzve të dyshimtë të kryetarit në largim Agim Bahtirit, veprim të cilin të njëjtin e kanë bërë edhe në raundin e parë, procesi zgjedhor ka vijuar kryesisht në mënyrë të rregullt dhe të qetë”, tha Tahiri.
Për sa i përket rastit të “trenit bullgar”, siç kanë raportuar edhe mediat, Tahiri tha se është arrestuar një person në Zhabar të Poshtëm të Mitrovicës pasi që i njëjti është zënë jashtë vendvotimit me një fletëvotim të mbushur për AKR-në.
“ I ftojmë komisionerët që të vazhdojnë të qëndrojnë të patundur në ruajtjen e çdo vote për PDK-në. Edhe një herë, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët të cilët e vlerësuan punën dhe ofertën fituese të PDK-së për një të ardhme të ndritshme të komunave dhe rritjen e mirëqenies së tyre. Mbetemi të bashkuar për punët që na presin dhe drejt fitoreve të radhës”, tha Tahiri.
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...