Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, po vëzhgon procesin zgjedhor në Prishtinë, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se i kemi përmbi 70 vëzhgues në teren duke I përfshirë të gjitha komunat në Kosovë.
“I kemi përmbi 70 vëzhgues në tëren duke i përfshirë krejt komunat e Kosovës, ata i vëzhgojnë secilin aspekt të procesit zgjedhor nuk kam vërejt ndonjë parregullsi deri më tash”, tha Peterle.
Ai më tej shtoi se në disa qendra të votimit ka probleme me gjasje të personave me aftësi të kufizuar.
“Ne kemi vëzhguar disa qendra të votimit këtu dhe kemi pa që ka probleme me gjasjen e personave me aftësi të kufizuar gati në të gjitha qendrat e votimit, procesi deri më tash është i mirë”, u shpreh ai.
Peterle tha se dalja deri tash në votime nuk ka qenë e madhe.
“Dalja në votime deri tash nuk ka qenë shumë e madhe dhe shpresojmë që do të ngrihet gjatë ditës”, tha ai./arbresh.info/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...